Gjuzi “bekon” Xhakën dhe Shaqirin, Zvicra merr fitoren e parë në Katar

schedule13:05 - 24 Nëntor, 2022

schedule 13:05 - 24 Nëntor, 2022

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi përmes një postimi në Facebook, i uroi fat Zvicrës, e cila u përball me Kamerurin ditën e sotme në orën 11:00 në Katar.

“Shqiptaret kane kapacitete te organizojne nje Botror! Nese nuk ke luajtur Futboll te pakten nje here ne jete, skeni per ta kuptuar kurre qe mendja juaj nuk ka funksionuar me kapacitet deri 100% ne rrugtimin tuaj drejt suksesit individual. Uroj fat Shqiptareve qe luajnë per Zvicren”, shkruan Gjuzi në Facebook.

Zvicra ka arritur të fitojë mesditën e sotme përballë Kamerunit me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, ku loja ishte e barabartë, vetem me dy raste më të rrezikshme për Kamerunin.

Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të vendasit ndërtojnë një aksion të bukur, ku në krahun e djathtë Shaqiri shërben një top të bukur brenda zonës dhe Embolo e dërgon në gol.

Pjesa e tjetër e lojës ishte përsëri e barabartë, po asnjëra nga skuadrat nuk mundi të shënojë përsëri. Zvicra pati një tjetër rast të pastër për gol, por Onana bën një pritje të shkëlqyer.

Kaq ka mjaftuar që Zvicra të marrë një fitore të rëndësishme./Abcnews.al/