Një 31-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur më datë 11 shkurt. Sipas informacioneve paraprake e mitura ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht. Autoritetet kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al


