Abuzimi me të miturën, Spiropali: Opozita të mos e përdorë politikisht

schedule11:40 - 5 Shkurt, 2019

schedule 11:40 - 5 Shkurt, 2019

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, dënoi rastin e rëndë të ndodhur në një shkollë të Kavajës, ku një 14-vjeçare u abuzua seksualisht nga 8 adoleshentë. Megjithatë Spiropali theksosi se opozita të mos e përdorë këtë situatë për qëllime politike. Ajo u shpreh se autoritetet janë duke bërë detyrën e tyre dhe se vajza e mitur është marrë nën kujdesin e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

“Është një rast tmerrësisht i rëndë që ka nevojë për gjithë vëmendjen e Prokurorisë, për t’u hetuar deri në fund të gjitha instancat dhe fajtorët për t’u vënë përpara ligjit. Ajo që ndodh me përdorimin e këtij rasti në teatrin e ulët politik që kemi parë këto ditë dhe nuk u besoja syve kur lexoja deklaratën e Partisë Demokratike, është vetëm një dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar që nuk ngurron të përdorë raste të tilla për ushqimin politik të ditës.

Në rastin konkret, Policia e Shtetit sapo ka marrë denoncimin për rastin e minorenes të abuzuar ka filluar menjëherë hetimet. Personat e akuzuar janë duke u hetuar nga Prokuroria dhe jemi të sigurt se Prokuroria do bëjë detyrën e saj. Ashtu sikundër Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve e ka marrë vajzën në kujdes psiko-social dhe kujdes shëndetësor. Pra autoritetet janë duke bërë detyrën e tyre”, tha Spiropali.

Shtatë adoleshentë janë lënë në masën arrest me burg të hënën nga Gjykata e Durrësit. Ata akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Për ngjarjen është shpallur në kërkim edhe një adoleshent tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!