Abissnet Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, një gol i Zejnullait mjafton ndaj “Verilindorëve”

schedule17:36 - 29 Mars, 2024

schedule 17:36 - 29 Mars, 2024

Nuk mund të kishte fillim më të bukur, të javës së 29-të, të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, me “Rrogozhinasit” e Egnatias, që vijojnë të mbeten në vendin e parë të tabelës, teksa mesditën e kësaj të premteje kanë arritur të triumfojnë me rezultatin minimal, 1 me 0, ndaj një kundërshtari jo pak të lehtë, si “Verilindorët” e Kukësit.

Djemtë e Edlir Tetovës u rikthyen te tre pikët pas plot shtatë ndeshjesh në kampionat teksa triumfi i fundit datonte më 29 janar të këtij viti ndaj Erzenit. Një gol i Zejnullait në minutën e gjashtë të pjesës së parë mjaftoi për të marrë një fitore aq shumë të kërkuar, nga “Rrogozhinasit”, të cilët në pjesën e dytë të ndeshjes nuk sulmuan më, por mbajtën portën të paprekur.

Kështu, 90-minutëshi u mbyll me shifrat 1-0 dhe falë këtij rezultati Egnatia që ngjitet në kuotën e 54 pikëve dhe mban vendin e parë të tabelës, me 6 pikë më shumë se Vllaznia, me “Kuqeblutë”, që do të ndeshen në mbrëmjen me Erzenin, ndërsa Kukësi vijon të mbetet në fundin e tabelës, me 25 pikë dhe rrezikojnë goxha rënien në Kategorinë e Parë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!