Abdixhiku mbyll fushatën e LDK-së: Rikthimi ynë i madh politik është afër

schedule22:13 - 15 Tetor, 2021

schedule 22:13 - 15 Tetor, 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbyllur fushatën zgjedhore, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar mbrëmjen e sotme të gjithë kandidatët, të cilët i kanë hyrë garës për të qeverisur me komunat e Kosovës.

Abdixhiku vlerësoi të gjithë kandidatët në garë. Ai tha se tashmë është i bindur që është afër rikthimi i madh politikë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kemi thënë gjithherë se zgjedhjet janë festë, e festa duhet parë përherë sepse nuk ka asgjë më të vlefshëm sesa besim qytetarë e besimi i dhënë me votë. Sot jam më se i bindur që rikthimi ynë i madh politikë është afër. LDK garon me ekipin më të kualifikuar në vend, kandidatet tanë janë njerëz me integritet, përvojë dije e vullnet të jashtëzakonshëm”, tha Abdixhiku.