Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ABC News siguron pamjet, momenti kur hidhet në erë hoteli në Sarandë

schedule11:08 - 13 Shkurt, 2023

schedule 11:08 - 13 Shkurt, 2023

Abc News ka siguruar pamjet nga momenti ku i vihet lënda plasëse hotelit “Bizant” në Sarandë. Hoteli dykatësh është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha kanë pësuar edhe në bizneset dhe banesat deri në 500 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera nga shpërthimi i fortë.

Llogariten gati 30 biznese përreth zonës së hotelit që kanë pasuar dëmtime. Abc News mësoi se hoteli ishte në pronësi të shtetasve Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu, të cilët ishin në gjyq me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2012. Disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u pyetur për ngjarjen.



Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat familjarët e dy ortakëve Spiro Çambiri dhe Dhimitër Evangjeliu. Ndërkohë priten forcat xheniere nga Tirana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!