Një person është arrestuar në kuadër të hetimeve për grabitjen e filialit të bankës brenda ambienteve të Hipotekës në Tiranë dhe një tjetër po hetohet i lirë. Sipas policisë i pragosuri është punonjësi i sigurisë, i cili ishte nuk reagoi në monten e grabitjes.
Pas grabitjes së ndodhur të hënën në filialin e një dege banke të nivelit të dytë e vendosur në ambientet e zyrës së Hipotekës së Tiranës, ABC News ka mësuar disa detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor mësohet se grabitesi i veshur me të zeza me kapuç e kapele me strehë sapo ka hyrë në ambientet e brendshme i ka drejtuar armën policit privat, duke neutralizuar lëvizjet e tij.
Më tej ai i ka bërë thirrje të gjithë personave që ishin në bankë që askush të mos levizte. Më pas grabitësi është afruar tek sporteli nr 3 dhe i ka drejtuar armën arkëtares duke i përsëritur fjalët: Leket se të vrava. Arkëtarja për disa sekonda nuk ka bërë asnjë veprim. Më pas grabitësi ka goditur me qytën e armës xhamin e sportelit duke bërë që arkëtarja të hapë kasafortën e arkës dhe t’i fusë të gjitha paratë në dy qese të zezë. Policia është njoftuar nga alarmi i bankës sapo grabitësi është futur, por nuk mundi ta arrestojë në flagrancë.
Per grabitjen dyshohen të kenë qenë dy persona, ku njëri ishte larguar me vrap ndërsa tjetri me automjet. Për ngjarjen e rëndë, uniformormat blu, prangosën punonjësin e shërbimit privat. Sipas policisë së kryeqytetit, 48-vjeçari i cili kishte si detyrë ruajtjen e sigurisë së bankës së nivelit të dytë nuk ndërhyri në momentin që grabitësi po realizonte planin e tij por kishte qëndruar neutral. Ndërkohë që u procedua në gjendje të lirë operator i qëndrës së kontrollit, i cili kishte për detyrë dërgimin e grupit të gatshëm në vendngjarje, dhe të të cilën nuk e kishte realizuar në kohë./abcnews.al