Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Abc News zbardh vendimin: Treshja e gjyqtarëve që liroi Kolaverin, si u shkua tek vendimi i sotëm

schedule15:50 - 16 Janar, 2020

schedule 15:50 - 16 Janar, 2020

Ergys Kolaveri është liruar nga burgu dhe do të qendrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Gazetarja e Glidona Daci, raporton se vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve, Genti Shala, Andi Civici dhe Shkelqim Mustafa. Bëhet fjalë për ndryshimin e masës së sigurisë, dhe jo lirim përfundimtar, pasi hetimet ndaj tij do të vazhdojnë.

Abc News ka mësuar se Kolaveri ishte dënuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Shkalla e Parë në vitin 2017, me 20 vite burgim për tentativë vrasje. Më pas Kolaveri ka apeluar vendimin, duke kërkuar pafajësinë, pasi nuk pranonte autorësinë e atentatit ndaj Dacit. Ai ka qendruar në paraburgim për 2 vite, ndërsa Krimet e Rënda nuk arritën të japin vendim përfundimtar.



Në Dhjetor 2019, kur u ngrit SKAK-u, Krimet e Rënda u shkrinë. Tashmë Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli moskompetencë për këtë çështje dhe vendosi ta transferojë dosjen në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Gjykata e Apelit të Tiranës më 30 Dhjetor 2019, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit vendosi ti zbusë masën e sigurisë dhe ta lërë Kolaverin në “arrest shtëpie”.

Historia e gjyqeve

15/11/2017

Gjykata për Krimet e Rënda dënoi me 20 vjet burg Ergys Kolavarin. Ai akuzohej si personi që qëlloi me një armë snajper drejt një të paraburgosuri në ambientin e ajrimit të burgut të Vaqarrit në 30 qershor 2016. Kolaveri u fajësua për “vrasje për gjakmarrje”, të mbetur në tentativë, “plagosje të rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Plumbi i shtënë drejt burgut të Vaqarrit plagosi në këmbë të paraburgosurin Lili Dule. Sipas prokurorisë, shenjestra e atentatit ishte Gazmir Daci, i dyshuar për vrasjen e vëllait të të pandehurit dhe plagosjen e tjetrit. Gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Kolaveri ka pretenduar pafajësi duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

28/11/2017

Ergys Kolaveri kundështon në Apel dënimin e tij me 20 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ai u fajësua si personi që qëlloi me snajper drejt një të paraburgosuri në burgun e Vaqarrit në 30 korrik 2016. Në ankimimin e depozituar nga avokatët e tij në Apelin e Krimeve te renda, Kolaveri këmbëngul në pafajësinë e tij. Avokatët e Kolaverit kanë pretenduar se klienti i tyre është fajësuar për “vrasje për gjakmarrje”, të mbetur në tentantive pa prova, por vetëm me indicie. Në ngjarjen për të cilën u dënua Kolaveri në burgun e Vaqarrit u plagos në këmbë i paraburgosuri Lili Dule. Sipas prokurorisë, shenjestra e atentatit ishte Gazmir Daci, i dyshuar për vrasjen e vëllait të Ergys Kolaverit dhe plagosjen e tjetrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!