Ky është autori i grabitjes së zyrës se një agjencie mikrokredie në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, mesditën e së martës.
Në pamjet e siguruara nga ABC News, grabitësi duket i qetë në ecje dhe aspak konfuz teksa hyn apo del nga zyra. Ai kishte veshur një palë kominoshe pune. Për t’i shapërtuar identifikimit nga kamerat e sigurisë, grabitësi kishte në kokë edhe një kapele ngjyrë të gri.
Armën e zjarrit dyshohet se e ka fshehur në këtë qese ngjyrë të kuqe që mbanë në dorën e majtë. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë autori është me gjatësi rreth 175 cm.
Keqbërësi ka hyrë brenda ambienteve të dhënies së kredive në orën 15:19 minuta e 05 sekonda dha ka dalë nga aty rreth 2 minuta e 12 sekonda më vonë. Largimi është bërë më një qetësi “olimpike” për të mos tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të zonës.
Nga dëshmitë e punonjësve të zyrës se kredidhenies, i riu ishte ulur të këndi i ndenjes së publikut dhe kishte pritur deri sa u afrua ne sportel. Hetuesit kundër vjedhjeve në policinë e Tiranës mendojnë grabitësi ka qenë profesionist.
Nga qetësia dhe mënyra krejt e zakonshme e daljes se tij nga zyra, as kalimtarët e as punonjësit e dyqaneve pranë biznesit që ra pre e grabitjes nuk kuptuan asgjë.
Për kapjen e autorit janë angazhuar një numër i lartë efektivesh të policisë, si edhe ato të forcave të ndërhyrjes së shpejt, por pa rezultat. Shuma e parave të grabitura nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por burime benë te ditur se është një shumë e vogël./ABC News Albania 24/7