ABC News në Patos/Autori e kishte paralajmëruar vrasjen

schedule09:39 - 22 Janar, 2018

schedule 09:39 - 22 Janar, 2018

Vrasje e paralajmëruar, mund të quhet vrasja e 21-vjeçares Arjela Murataj, studente në Fakultetin e Drejtësisë. Ajo u qëllua me pistoletë nga 23-vjeçari Aldison Beluli, i cili kishte kohe që e përndiqte sepse kërkonte që të lidhej me të, por Arjela nuk pranonte. ABC News shkoi në fshatin e vajzës së vrare dhe mësoi detaje të reja rreth ngjarjes.

Sipas burimeve, një javë përpara se të vritej tragjikisht studentja nga Zharrëza Arjela Murataj, kishte kërkuar nga të afërmit e saj të ballafaqoheshin me 23 vjeçarin Aldison Beluli. Ky i fundit e qëlloi për vdekje me pistoletë, pasi vajza e refuzonte lidhjen me të. Sipas të dhënave nga vendlindja e dy të rinjve, 23 vjeçari kishte debatuar me kushërinjtë e vajzës një javë më parë në qendër të fshatit Zharrëz. Mendohet se ata i kërkuan të hiqte dorë nga Ariela dhe ta linte të qetë. ABC News shkoi në shtëpinë e dy të rinjve, në një prej të cilave, ate të familjes Murataj janë hapur dyert e mortit./abcnews.al

Raportimi i gazetares së ABC News, Valbona Daci: