Abazoviç propozon që raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi të mbahen në Malin e Zi

schedule14:16 - 27 Mars, 2023

schedule 14:16 - 27 Mars, 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka propozuar që raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të zhvillohen në Mal të Zi. I pyetur për mënyrat në të cilat mund të kontribuojë në dialogun Serbi-Kosovë, Abazoviç tha se “Mali i Zi luan një rol pajtues” në rajon.

“Personalisht, do të doja të zgjeroja ofertën time, nëse ka ndonjë raund të ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i pritur në Mal të Zi”, tha ai. “Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por personalisht besoj se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë që është fitimprurëse edhe për Serbinë edhe për Kosovën”, shtoi ai.

“Kjo është rruga që rajoni duhet të ndjekë. Rruga e normalizimit është ajo e duhura për rajonin si hap i parë dhe në fund, pasi të plotësohen të gjitha kriteret, anëtarësimi në BE si synimi final për të gjithë rajonin”, shtoi ai. Abazovic beson se “gjëja më e rëndësishme” për marrëveshjen është që të zbatohet./abcnews.al