A po krijohet opozitë e re? Flet Salianji dhe Mehmetaj

schedule21:27 - 4 Mars, 2019

schedule 21:27 - 4 Mars, 2019

Debati sonte në emisionin “Byro Politike” duket se u zhvendos në dy kampe. Nga njëra anë ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianji nga radhët e PD-së dhe Kejdi Mehmetaj nga radhët e LSI-së dhe nga ana tjetër Lefter Maliqin, kandidat i cili ka pranuar mandatin në qarkun e Beratit dhe analisti Julian Zyla.

Dy ish deputetët opozitarë janë shprehur se djegia me mandateve nga ana e opozitës është një akt krejt legjitim. Ndërsa për analistin ky akt mund të prodhojë çdo lloj veprimesh. Sakaq kandidati i cili ka pranuar mandatin e deputetit Lefter Maliq, tha se është me demokratët e ndershëm dhe kundër lidershipit të PD-së.

Gjithashtu Salianji dhe Mehmetaj ka komentuar edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve, ku thanë se veprimi i opozitës nuk është shkaku por pasoja. Gjithashtu ish-deputeti i PD-së tha se marrja e mandatit nga ana e kandidatëve në lista po krijon mazhorancën plus dhe jo opozitën e re në Kuvend.

Lefter Maliqi: Morali është sa ligjor ashtu edhe  njerëzor.  Unë jam me demokratët e ndershëm dhe jam kundër lidershipit të PD. Të mos harrojmë një çadër që pranoi drejtimin e disa institucioneve… Kujtohen tani pas dy vitesh dhe dosja të tilla ka plot te PD, te LSI edhe tek të tjerat. Mandati im është moral sepse unë nuk jam i pacipë dhe servil. Është moral se ia kam dhënë PD në 2013. Janë vota me djersë. E dinë shumë mirë mbështetjen time morale. Kanë guxim që të përballen me vota të drejtpërdrejtë me mua. Më tregojnë moralin mua këta që e dini shumë mirë se çfarë mbështetjesh kam unë në elektoral.

Ervin Salianji: Jo vetëm që nuk legjitimohet për të ndenjur në studio dhe të njëjtin fat do ta ketë kudo për të ndenjur fshehur. Nuk ka përfaqësim dhe ka dalë qartazi duke përkuar vota për PS. Kjo është mazhorancë plus dhe është një mazhorancë që po krijohet që e di vetë Rama por kjo nuk është mazhoranca që përfaqëson opozitën. Mendoni sot ka njerëz që vendosen kundër vullnetit të qytetarëve. Por mendoi ju se njerëzit do të hynë do të përfaqësojnë realisht vullnetin e qytetarëve.

Julian Zyla: Me veprimin tuaj ju lejon çdo lloj sjellje qoftë edhe absurde në politikë. Nëse ne duam të zgjidhim problemin në këtë vend, në vende si Shqipëria duhet të forcohen institucionet. Këtu e kam për të gjitha për drejtësinë dhe problemet e njerëzve të fillojnë dhe të zgjidhen. Është opozita juaj që po krijon çdo lloj absurdi në politikë. Këto veprime legjitimojnë çdo lloj veprimesh të tjera.

Kejdi Mehmetaj: Po i shkoj përshtat një retorike që nuk ka lidhe me realitetin. Opozita i ka shfrytëzuar të gjithë makanizmat për t’i bërë institucionet të funksiononi. Nëse dikush që dikush mendon se është një luftë politike gabohet rëndë dhe kjo është veçse lufta e qytetarëve.  Nuk ka faktor ndërkombëtar kundër opozitës sot ka personazhe që hynë e dalin nga Shqipëria për takime të caktuar për të bërë një qokë të radhës. Nuk kam asnjë kancelari të Evropës që Rama të ketë pas një takim me të muaj e fundit. Faktori ndërkombëtar nuk mund të mbështesë krimin, vjedhjen dhe korrupsion. Do vazhdojmë me protesta drejt një qeverise tranzitore. Tani nuk flasim më për Edi Ramë por po flasim pëë qytetarët. I patë me datë 16 dhe do ti shikoi edhe nesër.

 Ervin Salianji: Nëse do ishte fjalë për pushtet ne do të kishim mbajtur pushte sepse pushtetin që kishim e lamë.

Julian Zyla: Ju doni të merrni qeverinë.

 Ervin Salianji: Qeveria nëse i dy fije mend merret nga Kuvendi. Ne kemi dalë nga sistemi. Ne do vijmë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve. Së pari një institucion dhe kriza që kemi shkaktuar është ligjore. Nëse nuk ka 140 deputet nuk është funksional nuk është legjitim dhe bie.

Julian Zyla: Sipas Kushtetutës nga në mandat i cili hiqet dorë ekziston një proces për zëvendësimin e mandatit.

Ervin Salianji: Çështja është këtu dhe nuk ka ende një qëndrim nga kancelaritë ndërkombëtare dhe ne i dëgjojë dhe jemi duke i dëgjuar. Dhe hapi që kemi marrë nuk është një qëndrim i joni dhe nuk është shkaku por pasoj sepse institucionet janë delegjitimuarr nga Rama.  Rama nuk ka arritur do të mbajë pozitën sepse nuk ka garantuar zgjedhje të lira. Por nëse do kishim ne frikë nga drejtësia ne do të mbanim mandatet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!