A keni gabuar për inceneratorin? Veliaj: Nëse dikush ka bërë një aksident, të mbajë përgjegjësi. Në dallim nga Fieri dhe Elbasani, ne paguajmë vetëm shërbimin

schedule20:29 - 14 Shtator, 2023

schedule 20:29 - 14 Shtator, 2023

Kryetari  Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në ABC News edhe çështjen e inceneratorëve. Veliaj theksoi se sot Tirana është një qytet më i pastër, por nëse dikush ka gabuar, duhet të mbajë përgjegjësi.

“Në Tiranë jo vetëm që s’kemi gabuar, por unë besoj se qyteti është më i pastër fal atij procesi. Unë besoj që është një punë me vlerë që i ka bërë nder këtij këtij qyteti dhe i ka sjellë shërbim këtij qyteti, duke e bërë më të pastër, duke hequr atë shtëllungën, duke e bërë me një çmim më të ulët sesa ai i Lul Bashës e Saliut me 37, në 29 euro/ton. Por nëse në këtë proces dikush ka bërë një gabim, duhet të mbajë përgjegjësi për këtë aksident”, thotë Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizon se trualli ku është ndërtuar landfilli i Tiranës ka qenë gjithmonë pronë e Ministrisë së Ekonomisë. Ai sqaroi se ndryshe nga Fieri dhe Elbasani, në Tiranë paguhet vetëm për shërbimin. “Në landfillin e Tiranës, bashkia nuk është pronare, as e tokës. Dëgjoj lloj-lloj injorantësh që ulen nëpër banaqe e thonë: Si e dha tokën? Toka ka qenë gjithmonë e Ministrisë së Ekonomisë. S’ka asnjë gazetar që të thotë ore si gënjeni për një gjë që është evidente dhe e dinë të gjithë që s’ka qenë kurrë tokë bashkiake. S’ka pasur kurrë nevojë që të mblidhet bashkia për të bërë një vendimmarrje të tillë.

E dyta, në dallim nga Fieri dhe nga Elbasani, ne aty paguajmë vetëm shërbimin. Pra, ne nuk kemi aty pagesë për investimin. Me kontratën e shërbimit këta kanë shkuar të marrin kredi në bankë. E kanë marrë ata riskun. Pra s’është marrë risk për qytetarët e Tiranës, jo vetëm të Tiranës se aty shkojnë 5 bashki, plus Durrësi. Pra, as unë, as Ani, as Vora, as Kamza, as Rrogozhina, as Kavaja nuk ka paguar për investimin. Këta esnafët e politikës fokusohen vetëm te Tirana. Tirana është vetëm 1 nga 6 klientët. Meqë duhet koka e Lalit do fokusohemi aty. Por, ne jemi një klient si gjithë të tjerët, si qytet më i madh prodhojmë më shumë mbeturina. Fakt është që fatura për familjarët s’ka ndryshuar. Kjo është një kontratë për gjithë qarkun e lidhur nga autoritetet në atë kohë”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Bashkia e Tiranës nuk është as supervizori.

“Nëse do ia jepnin Bashkisë së Tiranës që unë të isha supervizori, siç i rri te koka, do i rrija dhe këtij. Por se kam unë këtë detyrë, s’jam unë supervizori. Ne kemi detyrë të çojmë deri te trau sipas kontratës. Kanë një supervizor privat. Supervizori sot është përpara drejtësisë dhe po jep llogari për këtë. Por, të thuash që, meqë këtu disa njerëz kanë bërë gabime, të mos e bëjmë këtë fare, të mbyllet inceneratori, të mos paguajmë. Ku ka? Si pastrohen plehrat në Vjenë? Është inceneratori në mes të Vjenës. Projekti është 30-vjecar. Vitet e para bëhet paketimi, kapsulimi në paketa që bëhen gati për djegie, ulet volumetria e gjithë asaj zone dhe pasi ulet volumetria, pastaj përgatiten për pjesën tjetër”, deklaroi Veliaj.