“A jeni në terezi? Chelsea shtëpia ime”, Jorginho shuan zërat e largimit

schedule14:18 - 10 Korrik, 2021

schedule 14:18 - 10 Korrik, 2021

Jorginho po përjeton momentin më të bukur të karrierës së tij. Me Chelsea nuk e nisi mirë sezonin, kritikat nga tifozët nuk munguan, teksa luajti pak me Frank Lampard në stol.

Ardhja e Thomas Tuchel ndryshoi gjithçka për mirë, italo-braziliani nisi të aktivizohej më shumë dhe të luante gjithnjë e më mirë. “Blutë e Londrës” fituan Champions League me gjermanin në stol.

Jorginho është afër një tjetër trofeu, kësaj radhe me kombëtaren. Italia luan ndaj Anglisë nesër në finalen e Euro 2020, sukses që do e vendoste 29-vjeçarin mes kandidatëve për fitimin e “Topit të Artë”.

Në prononcimin e dhënë për football365, mesfushori shuan zërat e largimit nga Chelsea. Në Londër ndihet për mrekulli, në mesin e fushës formon një dyshe magjike me Ngolo Kante dhe ka të tjera objektiva për të arritur me Tuchel në pankinë.

Si mund të dua të largohem nga Chelsea? Kam edhe dy vite kontratë, dhe realisht që ndihem si në shtëpinë time. Kështu që është e kotë të diskutojmë në lidhje me largimin.

Sapo kemi nisur rrugëtimin tonë me Tuchel, kemi shumë gjëra për të bërë së bashku“, thekson titullari i kombëtares italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!