A duhet të përgatiten spitalet rajonale për Covid-19? Flet epidemiologu

schedule08:18 - 30 Nëntor, 2020

schedule 08:18 - 30 Nëntor, 2020

Epidemiologu Fabian Cenko ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku komentoi situatën e krijuar nga Covid-19 në vend. Ai u shpreh se për të kuptuar shkallën e përhapjes së virusit nuk është numri i rasteve të reja, por sipas tij janë shtrimet në spital. Më tej, ai shtoi se duhet marrë masa më energjike se numri i rasteve mund të rritet më shpejt.

Ka një moment që vihet re në të gjithë Europën, saturimi i testimeve. Numri i rasteve të reja nuk është indikator i besueshëm se kush është shkalla e shpërndarjes së infeksionit. Një nga indikatorët që jep mundësinë të kuptosh këtë trend janë shtrimet në spital, duke patur parasysh këto numra nga 1 Tetori që ishin 200 të shtruar deri në 25 Nëntor që ishin 470 të shtruar dhe po të bësh pjestimin çdo ditë janë shtruar 5 veta në spital. Por të llogaritësh se dhe të tjerë dalin nga spitali, mund të ketë gati në 10 raste të reja që shtrohen në spital mesatarisht.

Për sa kohë nuk saturohen dhe shtrimet në spital është një indikator se çfarë po ndodh. Nga ana tjetër, po t’i referohemi statistikave më të vërtetuara në raport me format më të rënda 5 përqind, domethënë që mjaftojnë 200 raste të reja në ditë që të kesh 5-10 raste në spital. Frika është që ky numër shtrimesh të tejkalojë kapacitetet që janë sot. Duhet masa më energjike sepse jemi përballë një momenti që ky numër do mund të rritet shumë më shpejt.”, u shpreh Cenko.

Më tej, epidemiologu u shpreh se spitalet rajonale duhet të funksionojnë për të trajnuar të infektuarit me virus, por për këtë duhet të merren disa masa paraprake.

“Jam prej kohësh i bindur që ato spitale duhet të hapen. Është pjesë e një logjike që qëndron, por do të duhet të shoqërohet me disa masa, me një angazhim financiar. Në ato spitale duhet të ketë një personel të trajnuar më së miri, me të gjitha shërbimet, me një laborator funksional sepse një i sëmurë me Covid -19 ka nevojë për ekzaminime që bëhen disa herë në vit. Së katërti duhet të ketë dhe disa modifikime logjistike.”, tha epidemiologu. /abcnews.al