Simon Kjaer ka gjetur dimensionin e tij te kuqezinjtë .
Në pak më pak se dy vjet, mbrojtësi danez ra në dashuri me Milanin dhe vazhdon ta përsërisë atë, jo vetëm me nënshkrimin për rinovimin e kontratës, por edhe me fjalë:
“Asnjë klub në botë nuk mund të më kishte thirrur dhe të më bindte nëse ka pasur edhe një ofertë të Milanit! Po të mundja, nuk do të ndryshoja asgjë në karrierën time. Vërtet, do të kisha dashur të luaja 15 vjet në Milano. Karriera ime? E shoh që po përfundon te Milani“, janë fjalët nga pensionisti i Danimarkës. r.t/abcnews.al