Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Postbllok në Gramsh, bllokohet autobusi me sirianë, arrestohet shoferi

schedule09:00 - 11 Nëntor, 2021

schedule 09:00 - 11 Nëntor, 2021

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të trafikut të emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek me destinacion vendet e BE-së.

Një 57-vjeçar është arrestuar, pasi po transportonte 9 emigrantë me autobus. Postblloku është ngritur në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.

Në fshatin Ceruje policia ka bllokuar autobusin që drejtohej nga shoferi F. L.

Nga kontrolli rezultoi se po transportonte në drejtim të Tiranës, 9 persona nga Siria, kundrejt fitimit.

Shoferi u arrestua, ndërsa autobusi dhe celulari iu sekuestruan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!