Në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për mbrojtjen, kryeministri Edi Rama premtoi ngritjen e një akademie ushtarake që do të jetë model.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal dhe tek Emergjencat Civile, ku theksoi se çdo vit do t;i pajisim me kapacitetet e nevojshme. Ndërkaq, para ushtarakëve, Rama tha se nuk do të ketë vit që nuk do të rriten pagat e tyre.
“Do të ndërtojmë një akademi ushtarake që të jetë model cilësie dhe të jetë model referimi jo vetëm për të rinjtë që hyjnë, por edhe për të rinj dhe të reja që duan të hyjnë në karrierën e ushtarake si qytetarë të vendeve të NATO. Kështu kjo akademi bëhet një akademi që të shkëlqejë në hartën e sistemim akademik të vendeve të NATO.
Pika tjetër është domosdoshmëria për të krijuar paralelisht me gjithë kapacitetin e gatishmërisë dhe mbrojtjes në terren me trupa dhe armët një forcë gatishmërie në atë hapësirë që bëhet gjithnjë dhe më e gjerë dhe kërcënuese që është hapësira virtuale aty ku operohet me teknologji.
Kalimi i emergjencave civile te ministria e mbrojtje s’ka qenë gjëja e duhur. Rezulton se është gjëja e duhur. Ajo që na duhet është që vit pas viti t’i pajisim emergjencat civile jo vetëm me kapacitete logjistike, por edhe me të gjithë dijen për tu bërë një engjëll mbrojtës i qytetarëve në ditë të vështira.
Mos mendoni që është e lehtë për ne që ta di se cilat janë nevojat dhe të mos jetë në gjendje që ti drejtojë të gjitha njëherësh, por është e pamundur. Por jini të bindur se adresimi i nevojave tuaja do të jetë gjithnjë më kuptimoplotë dhe financimet do të vinë duke u rritur vit pas viti. Nuk do të ketë një vit që nuk do të rriten pagat tuaja. Natyrisht mos kërkoni 30% çdo vit, por mund të ndodhë të jetë edhe më shumë edhe më pak. Që ju mos keni vështirësi kur shkoni në misione jashtë dhe jeni me kolegë që bëjnë të njëjtën punë dhe që ju ndan një hendek goxha i madh pagash,” u shpreh Rama. g.v/abcnews.al