Julian Mandija, trafikanti shqiptar i drogës i arrestuar pak javë në Durrës, ku punonte si doganier është ekstraduar drejt shtetit italian. Mediat bëjnë me dije se ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino-s i shoqëruar nga Interpol mëngjesin e djeshëm dhe tashmë ndodhet në një burg në Lazio.
Trafikanti shqiptar u kap në një lagje të Durrësit teksa po shkonte në punë në port ku punonte si doganier, ndonëse shteti italian e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës me Shqipërisë dhe Italisë.
Prokurori publik i L’Aquila kishte kërkuar 7 vjet e 4 muaj burg për Mandijën në vitin 2015. Shqiptari me origjinë nga Durrësi që jetonte në provincën e Pordenones në Itali ishte kthyer në Shqipëri ku punonte si doganier.
Ai kishte ndërtuar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë që prej vitit 2002. Ai bashkëpunonte me drejtues të grupeve kriminale për prodhimin, trafikimin dhe mbajtjen e lëndëve narkotike, të ndarë në disa zona, kryesisht në bregdetin e Marche dhe Bologna.
Njësitë hetimore me përdorimin e teknologjive të avancuara, fillimisht lokalizuan zonën ku lëvizte Mandija për të organizuar më pas operacionin për arrestimin e tij. m.v/Abcnews.al