Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lleshaj për ngjarjet kriminale në Durrës: Krim i shëmtuar

schedule13:21 - 13 Janar, 2019

schedule 13:21 - 13 Janar, 2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e ka quajtuar të krim të shëmtuar ngjarjen e ndodhur në qytetitn e Durrësit, ndërsa nuk ka dha asnjë komoment për grabitjen e bazës së Pashalimanit në Vlorë. Këto deklara për mediat Lleshaj i dha në fund të ceremonisë së 106 -vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Grabitja e një sasie parash të një biznesmeni në banesën e tij në Durrës si edhe marrja peng e djalit, u konsiderua si një krim i shëmtuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, por nuk dha hollësira nëse janë zbuluar autorët, apo policia ka rënë në gjurmët e tyre.

“Policia  e Shtetit po bën maksimumin e mundshëm. Shpreh indinjatën e thellë. Policia  e shtetit po bën maksimunim e mundshëm për të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të shëmtuar”.

Gjatë ceremonisë për 106 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Lleshaj, largoi përgjegjësinë e policisë së Vlorës për grabitjen e një depoje armatimesh të ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit.

“Pashalimani është jashtë juridiksionit të policisë së shtetit. Ngjarja po hetohet nga Policia Ushtarake”.

Ministri i Brendshëm, komentoi edhe Lëvizjet në Policinë e Shtetit.

Lëvizjet janë pjesë jetike e çdo organizmi të gjallë. Policia e shtetit është e gjallë dhe lëvizjet do bëhen konform saj”.

Në fund Lleshaj foli edhe për operacionin “Forca e Ligjit”, por nuk iu përgjigj interesimit të medias se, përse policia ka fshehur dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në kryeqytet në fillim të janarit?

“Këtë detaj kërkojeni në buletinet e Policisë”.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!