Autoritetet italiane mund të kenë gjetur trupin e pajetë të avokatit shqiptar Besnik Muço, i cili rezulton i zhdukur prej datës 2 nëntor, kur hipi në portin e Durrësit në traget për të shkuar tek familja e tij në Itali, por që nuk mbërriti kurrë.
Mediat italiane shkruajnë se trupi i gjetur 12 ditë më parë në ujërat e Castros, mund të jetë i avokatit 54-vjeçar me origjinë shqiptare. Një pistë kjo, që pret konfirmimin zyrtar nga autoritetet. Hetuesit po presin rezultatet e ADN-së së trupit të pajetë të gjetur më 6 nëntor. Trupi i tij u zbulua një ditë parë në 5 nëntor në zonën Punta Correnti, por për hskak të kushteve të këqija të motit ai u nxorr një ditë më vonë.
Më dy nëntor, avokati shqiptar u nis me tragetin Adria Ferries nga Durrësi ku ka bërë edhe chekc In, dhe duhej të mbërrinte në Bari.
Në orën 23:00 celulari i tij rezultoi i fikur dhe që nga ai moment, askush nuk dinte më gjë për të.
“Gruaja e tij që jeton në Macerata, Raimonda, nuk e dinte që burri do të vinte në Itali atë ditë, dhe aq më pak, nuk e mendonte se do të kishte marrë tragetin, pasi zakonisht udhëtonte me avion”- shkruajnë mediat italiane./abcnews.al