Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë njoftuar sot 6032 raste të reja me Covid, nga 645 689 testime të kryera. Në 24 orët e fundit 68 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë shtuar shtrimet si në terapi intensive, ndërsa janë 4613 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, totali i rasteve është 4,818,705, vdekjet 132,491.


