Himarë – Një aksident në punë ka ndodhur në fshatin Kuç, Himarë, ku raportohet se një elektricist është rrëzuar nga lartësia e një shtylle elektrike.
Mësohet se i aksidentuari është S.P., 37 vjeç, punonjës i OSSHE-së, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al/