Artistët e Cirkut Kombëtar stërviten në kushte skandaloze pa dhoma zhveshje e tualete

schedule16:48 - 9 Nëntor, 2021

schedule 16:48 - 9 Nëntor, 2021

Hapësira e mbetur e Cirkut Kombëtar, pas mbylljes së çadrës dy javë më parë, i përngjan një magazine. Megjithëse pa dhoma zhveshje e tualete, artistët çdo ditë stërviten në palestrën e shpëtuar për të mbajtur trupin në formë.

Zgjidhja e vetme që ministria e Kulturës dha në situatën kaotike, të mbylljes së çadrës ishte palestra e shkollës Sinan Tafaj për stërvitjen e fëmijëve të studios së cirkut, refuzuar nga mjeshtrat dhe artistët, të cilët nuk kanë shkelur në të, veç ditës së prezantimit nga Margariti.

Artistët vazhdojnë të kërkojnë një ambient për zhvillimin e aktivitetit artistik, por ende nuk kanë marrë një përgjigje nga ministria e Kulturë, ndërkohë që ata kanë propozimet e tyre.

Shqetësim për ta mbetet edhe mos përfshirja e Cirkut Kombëtar, në buxhetin e paraqitur nga Margariti për 2022

Në arenën e çadrës tashmë të çmontuar artistët kanë shkruar historinë 62 vjeçare ndër breza./abcnews.al