Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Skena e të rinjve/ Gjimnazistët e Kukësit sjellin në skenë një dramë me mesazhe të forta sociale

schedule20:27 - 18 Prill, 2026

schedule 20:27 - 18 Prill, 2026

KUKËS- Ishte një lojë aktoriale e gjimnazistëve të Kukësit, por nuk dallonte aspak nga profesionistët nga mënyra se si u transmetua për shikuesit.

Një dramë që për temë kishte dhunën në familje dhe ndaj femrës në tërësi, e me ngjarje të viteve ’80, ku liria ishte e kufizuar aq më shumë te gratë e vajzat shqiptare. Ata rrëfejnë edhe emocionet e tyre dhe atë çfarë janë përpjekur për të dhënë e përçuar si mesazh te publiku.

Emocionet janë të shumta, por lidhja me publikun dhe përcjellja tek ta është primare. Janë angazhuar prej kohësh në fushën e aktrimit dhe aktiviteteve, ndaj e shohin edhe si mundësi studimi në të ardhmen.



Për regjisorin Glejvis Lleshi, vënia në skenë e kësaj drame dhe loja aktoriale duket se ia arritën qëllimit. Është e vështirë të gjesh aktorë sipas tij në Kukës, por thotë se ka gjetur mbështetjen nga gjimnazistët e Kukësit. Aktorët gjimnazistë u përgëzuan edhe nga aktori e regjisori Qazim Velia, i cili në fund të shfaqjes tha se tashmë skena u përket të rinjve.

Drama është shkruar nga I ndjeri Minush Jero, dramaturg dhe shkrimtar vlonjat.

Vënia në skenë e kësaj drame nga trupa e gjimnazit “Havzi Nela” dhe qendra kulturore e bashkisë së Kukësit është në vazhdën e aktiviteteve që do organizohen edhe në vijimësi duke ringjallur një zhanër të tillë edhe në këte skenë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!