Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD bojkoton mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit, Malaj: Modeli për vettingun, novacion shqiptar

schedule15:55 - 9 Nëntor, 2021

schedule 15:55 - 9 Nëntor, 2021

Në mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut që u mbajt ditën e sotme nuk janë paraqitur deputetet e Partisë Demokratike.

Në rend të ditës për sot ishte diskutimi për shtyrjen e mandatit të organeve të vettingut, por të pranishëm në sallë nga opozita mund të shihen vetëm deputetë të LSI. Të pranishëm ishin përfaqësues nga bota akademike që kryesisht e mbështetën nismën për zgjatjen e mandatit për organet e vettingut.

Kurse, ish-ministri Arben Malaj u shpreh se do të ishte mirë që kjo çështje të shikohen në mënyrë më integrale, jo thjesht në vendosjen e një date, pasi në të kundërt sipas tij, do të ketë sërish nevojë për shtyrje të datave.



“Ne si ekonomistë ndahemi në dy grupe, në ato që fokusohen te sektorët dhe ekonomistë që e shohin zhvillimin e vendit te sistemi ligjor. Duke bërë përpjekje për të ndërhyrë në Kushtetutë, iniciativa duket sikur është vetëm e PS-së ndoshta, procesi për të gjetur pika të diskutueshmë, mund të ishte bërë para se ne të thirreshim si akademikë, pra të dinim që opozita do të kishte argumentat e saj në këtë qëndrim.

E dyta, më vjen keq të them se modeli që është gjetur për vettingun është novacion shqiptar, pavarësisht është kërkuar nga partnerët strategjikë, që unë i vlerësoj por nuk gjej një rast tjetër që të ketë ndërhyrë në Kushtetutë me kaq detaje. E dyta që dua të sqaroj është se ne kemi përvojën shqiptare që çdo shumicë nuk është garanci për funksionimin kushtetues të vendit.

Unë dua të them rastin e Gjeorgjisë, ku qeveria përfshiu në kushtetutë faktin që vendi nuk do të kishte më ngritje taksash. Kjo garanci kushtetuese jo vetëm që nuk i shërbeu, por dëmtoi atë. E vetmja gjë ndodhi dhe në jetën tonë parlamentare, ku u ndryshua sistemi zgjedhor dhe ne sot jemi në kritikën e ndërkombëtare sepse ndryshimi në 2008 u fuqizua modeli oligarkik partiak. Nëse flasim për shumicat në vitin 2016 ishin 140 deputetë që gjetën mirëkuptimin të dekirminalizoheshin. Kjo pjesë e vettingut të dalë si syth i kushtetutës dhe t’i bashkohet drejtësisë. Shqetësimi kryesor është që kjo reformë të jetë efektive, duket se nuk i ka arritur objektivat. Për mua, shtyrja apo mos shtyrja pa e parë më të integruar të gjithën, shikoni gjykatat administrative totalisht të bllokuara. Unë mendoj që të ketë një vendimmarrje sa më të mirë, do të ishte e mirë që Komisioni i Ligjeve ta shikonte problemin në mënyrë më integrale sesa në vendosjen e një date të caktuar, në rast të kundërt reforma do të ketë kosto shtesë në vend që të krijojë avantazhe, njëkohësisht mund të duhet prapë herë tjetër nëse duhet shtyrë apo jo afati.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!