Përfituan 6 mln euro me firma fantazmë, arrestohen 7 administratorë në Durrës

schedule14:55 - 9 Nëntor, 2021

schedule 14:55 - 9 Nëntor, 2021

Gazetari i “ABC” Leonidha Musai mëson detaje të reja nga operacioni që u zhvillua sot në Durrës. 

Shtatë persona u arrestuan ditën e sotme për evazion fiskal. Të arrestuarit janë administratorë dhe punonjës firmash.

Në total janë dhjetë personat që u vendosën në hetimin për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH-në me vlerë 6 milionë euro.

Prokuroria e Durrësit i nisi hetimet në vitin 2016, ndërsa në muajt e fundit ka konkluduar duke dërguar shtatë prej tyre pas hekurave.

Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

Rreth 6 milionë euro janë detyrimet e papaguara që shmangeshin përmes faturave fiktive./ Abcnews.al