Shkuan për të grabitur vilën e drejtorit të shkollës, Zef Therçaj në Zejmen të Lezhës, por në momentin që do dilnin janë pikasur nga banorët e fshatit. Sirena e një ambulance i ka trembur dy të rinjtë dhe duke menduar se është policia kanë tentuar të largohen me shpejtësi, por njëri prej tyre, i identifikuar si Armand Zhejani u kap nga fqinjët e Thercajt.
Ndërsa tjetri u iku nga duart dhe u arratis drejt malit. Banorët më pas e dorëzuan 23 vjecarin tek policia e cila ishe aty pasi u njoftua nga banorët për ngjarjen.
Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan një celular që mendohet se u përkiste autorëve dhe një pistoletë të cilën hajdutët e hodhën në shkurre gjatë tentativës për të ikur.
Autori sapo ka konstatuar punonjësit e policisë, ka tentuar ta fshehë duke e hedhur mes shkurreve, armën e zjarrit tip pistoletë me krehër me fishekë, e cila u bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
/ Abcnews.al