Stadiumi i Kukësit gati, ja si duket fusha pas shtrimit të tapetit

schedule09:43 - 9 Nëntor, 2021

schedule 09:43 - 9 Nëntor, 2021

Ka marrë fund shtrimi i tapetit në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit. Stadiumi është rikonstruktuar përfundimisht, ku për pak ditë pritet edhe inaugurimi i tij.

Drejtuesit e Kukësit tanimë presim vetëm dritën jeshile nga specialistët, për të luajtur edhe ndeshjen e parë në impiantin e ri.

Pas thuajse 3 vitesh shtegtim të skuadrës së verilindorëve, më në fund do kthehen në shtëpinë e tyre, për të zhvilluar ndeshjet si pritës.

Drejtuesit shpresojnë se ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës e programuar më 20 nëntor, të mund të zhvillohet në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Kujtojmë se Kukësit aktualisht ndodhet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 14 pikë, i cili shpreson që më kthimin në shtëpi të ketë një armë plus dhe një shtysë drejt titullit kampion.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!