Turqia mbrëmjen e kësaj të hëne është tronditur nga një tërmet i fortë me magniturtë 5.1 ballë i shkallës rihter.
Mediat vendase bëjnë me dije se tërmeti ka goditur provincën qendrore Konya të Turqisë.
Mësohet se tërmeti është ndjerë në Meram të provincës Konya në orën 20:43 me orën lokale. Sipas të dhënave lëkundjet kishte një thellësi prej 6.82 kilometrash nën sipërfaqe.
Ndërkohë, deri më tani nuk janë dhënë detaje për viktima apo dëme materiale./abcnews.al