Personazhet e njohur shqiptarë shpesh përballen me sulme kibernetike, të cilat tashmë janë bërë të zakonshme.
Një gjë e tillë së fundmi i ka ndodhur edhe këngëtares së famshme, Rona Nishliu.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë, ajo përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit që ta raportojnë.
“Të dashur, ju lutem report faqes sime të hakuar”, ka shkruar Rona duke treguar edhe opsionet që duhet të bëni.
Sa i përket muzikës, Nishliu vitet e fundit ka qenë e tërhequr duke i ju përkushtuar jetës familjare./abcnews.al