Sulmuesi i talentuar 21-vjeçar, Julian Alvarez është një nga talentët më të spikatur në futbollin amerikano-jugor.
Djaloshi momentalisht luan për ekipin e River Plate në Argjentinë dhe është kthyer në një makineri golash. Në 16 ndeshje të luajtura për këtë sezon ai ka shënuar 15 gola dhe ka shërbyer 6 asiste për klubin e tij. Ai ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve evropiane sepse është një golashënues dhe një teknik i lindur me topin.
Në total me klubin e River Plate ai ka luajtur 90 ndeshje ku ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 23 herë. Më poshtë do të gjeni videon e disa momenteve të tij më të mira./h.ll/abcnews.al