Dyshuan se po trafikonte të bijën, amerikania padit kompaninë ajrore për racizëm

schedule15:17 - 8 Nëntor, 2021

schedule 15:17 - 8 Nëntor, 2021

Një grua nga Kalifornia ka ngritur akuza për Southwest Airlines për profilizimin racor, duke thënë se ajo u akuzua për trafikim njerëzor ndërsa udhëtonte me vajzën e saj, e cila është me ngjyrë.

Mary MacCarthy nga Los Angeles tha për CNN se ajo dhe vajza e saj 10-vjeçare, Moira, po fluturonin për në Denver më 22 tetor, pasi morën lajmin se vëllai i MacCarthy kishte humbur jetën papritur. Kur mbërritën në Denver, ajo dhe vajza e saj u ndaluan  nga dy oficerë policie të Denverit .

“Unë u trondita shumë; pasi humba vëllain  një natë më parë, mendova se dikush tjetër në familjen time kishte vdekur dhe se policia do të më jepte lajmin,” tha MacCarthy.

Oficerët thanë se nuk kishte asgjë për tu frikësuar por duhej të merrnin në pyetje atë dhe vajzën e saj. Sipas autoriteteve, ajo dhe vajza e saj u raportuan për sjellje të dyshimta, para dhe gjatë udhëtimit me avion, raporton abcnews.al

Sipas autoriteteve, ata po kryenin kontrolle për një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore. MacCarthy ka akuzuar linjën ajrore për racizëm. Ajo madje ka kontaktuar me një avokat për çështjen në fjalë.

“I dhashë kohën e duhur linjës ajrore për të kontaktuar me mua dhe të kërkonte falje”, tha MacCarthy.

Në emalin e saj drejtuar ekipit mediatik të Southwest, MacCarthy tha se donte një falje me shkrim nga linja ajrore, rimbursim të menjëhershëm të çmimit të plotë të biletave të tyre dhe “kompensim  për traumën e shkaktuar të një vajzë 10 vjeçare.”

“Ne jemi duke kryer një rishikim të situatës dhe do të kontaktojmë me klientin për të adresuar shqetësimet e saj dhe për t’i kërkuar ndjesë për përvojën e saj gjatë udhëtimit me ne, tha kompania.

“Po të ishte një fëmijë me ngjyrë, nuk do të kishte ndodhur diçka e tillë”, tha avokati i MacCarthy, David Lane për CNN.

/abcnews.al