“Mund të na hutoni sa të doni”, Shehi-Manastirliut: Do t’ju tregoj një barcaletë

schedule12:35 - 8 Nëntor, 2021

schedule 12:35 - 8 Nëntor, 2021

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se e gjithë energjia dhe buxheti duhet të përqendrohen tek menaxhimi i pandemisë.

“Kështu që kjo lloj historie me riparim e ambulanca, mund të na hutoni sa të duash ne këtu, por rezultantja e asaj shëndetësisë është atje përjashta. Unë them që 90% e energjisë së shëndetësisë për këtë vit duhet t’o drejtohet kësaj fushe, ato që po bëni uroj të jenë me gjithë mend si thoni ju, por nuk është e besoj shumë. Nëse s’i dilet përballë kësaj pune gjithë ai muhabeti jo riparimi i 6 katëshit te QSUT do ju them një barcaletë, kur mbaronte me u riparu kati i gjashtë, ishte bërë për tu riparuar kati i parë i gjashtë katëshit, e kupton ti?

I gjithë ky diskutim është cështje parash, paraja ka për të qene gjithmonë hall i madh se paratë kaq janë këtu. Halli më i madh që ka shëndetësia jonë për këtë vit ishalla jo edhe për një vit është pandemia. Ne dalim nga situata nëse jemi të zotë e të kemi kurajon për ca reforma, por ne kështu arnojmë një sistem”, tha Shehi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!