“Zhduken 40 mijë euro”, posta del me njoftim

schedule13:53 - 6 Nëntor, 2021

schedule 13:53 - 6 Nëntor, 2021

Posta e Kosovës ka dalë sot me një reagimi pas raportimeve  për zhdukjen e 40 mijë eurove.

Në njoftim thuhet se tentimi i njollosjes së ndërmarrjes përmes titujve bombastik, që një rast i  plaçkitjes të ndodhur kohë më parë të prezantohet si zhdukje skandaloze, është i paqëndrueshëm.

“Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se lidhur me rastin e plaçkitjes së mjeteve financiare, janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore dhe organet e rendit janë ende duke u marr me rastin.

Fatbardhësisht që nuk kem pas dëmtime të punonjësve tanë, ndërsa ndjejmë keqardhje që ka ndodhur kjo plaçkitje e mjeteve financiare që e kanë dëmtuar rëndë Postën e Kosovës, sidomos në krizën aktuale që gjendet këto vitet e fundit, ndërsa me padurim po presim rezultatet konkrete nga Policia e Kosovës që mjetet financiare të kthehen në arkën e ndërmarrjes tonë”, thuhet në njoftim

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!