Hapet ambasada e Kosovës në Portugali

schedule14:17 - 11 Janar, 2019

schedule 14:17 - 11 Janar, 2019

Është hapur në Portugali ambasada e Kosovës, ku me anë të një ceremonie zyrtare u akreditua dhe ambasadori i parë i vendit në Portugali, Ylber Kryeziu. Lajmi është konfirmuar me anë të një deklarate për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale, Presidentit të Republikës portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa. Republika e Kosovës vendosi të hapë për herë të parë ambasadë në shtetin portugez gjatë vitit të kaluar. Portugalia njohu Republikën e Kosovës pak muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe në vazhdimësi ka ofruar mbështetje për konsolidimin e shtetit të ri dhe integrimin e tij në organizatat ndërkombëtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!