Jose Mourinho është interesuar për polakun Bartosz Bereszynski e Sampdorias.
29-vjeçari ka personalitet dhe eksperiencë edhe mund të jetë një transferim i mirë për kryeqytetasit. Polakut I skadon kontrata me Sampdorian në vitin 2023 por Roma do të tentojë që në janar për të.
Raportet e mira midis dy ekipeve do e bënin më të lehtë këtë transferim. Klubi i Mourinhos është gati të ofrojë 6-7 milion euro për mbrojtësin polak./h.ll/abcnews.al