Lajmet e fundit flasin për një kalim të Shevchenkos në drejtimin e Genoa.
Sipas “Sport Mediaset”, tashmë drejtuesit e Genoa kanë bërë gati kontratën për ukrainasin i cili më shumë mundësi do të jetë tranjeri i ri i Genoa-s. Për ish-teknikun e Ukrainës është gati një kontratë dy vjet e gjysmë por nuk dihet ende se sa do të përfitojë në sezon.
Bashkë me Shevchenkon pritet të vijnë Mauro Tassotti dhe Luigi Nocentini, pjesë e stafit të Shevchenkos. Zyrtarizimi pritet të vijë të hënën siç raporton “SportMediaset”./h.ll/abcnews.al