U gjet i vdekur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, policia: Dyshohet se u godit nga një makinë

schedule09:23 - 6 Nëntor, 2021

schedule 09:23 - 6 Nëntor, 2021

Lushnjë – Një 70-vjeçar është aksidentuar për vdekje gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Mësohet se viktima është M.F banues në Dushk. Ai është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë.

Pas hetimeve paraprake rezultoi që viktima dyshohet se është përplasur për vdekje nga një makinë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, dyshohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin M. F., rreth 70 vjeç, banues në Dushk.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.
/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!