Deri dje thuhej se Andrea Pirlo ishte afër nënshkrimit të kontratës për tu bërë tekniku më i ri i Genoa-s.
Ballardini, teknkiku aktual i klubit më të vjetër në Itali, i ka orët e numëruara në drejtimin e ekipit. Sipas “SportMediaset”, drejtuesit e klubit kanë kontaktuar Andrey Shevchenko për ta ulur në pankinë.
Mediat italiane shkruajnë se Shevchenko me shumë mundësi do të jetë në drejtimin e Genoa-s më datë 21 nëntor kur këta të fundit do të luajnë kundër Romës./h.ll/abcnews.al