Juventus ka bërë lëvizjen e parë në merkato dhe konkretisht sytë i ka hedhur nga Bundesliga gjermane.
Alex Witsel është i zgjedhuri nga ekipi i talian për repartin e mesfushës. Belgut i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe mesa duket nuk do të rinovojë me klubin e Dortmund-it.
32-vjeçari ka qënë zgjedhja e parë nga klubi bardhezi për mesfushën dhe sipas “Sport Bild”, Juventus tashmë e ka një akord personal me Witsel. Mundësitë janë të larta që mesfushori belg të mbërrijë në Torino në janar kur të hapet merkatoja./h.ll/abcnews.al