Shtëpia e Bardhë kërkon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

schedule10:45 - 11 Janar, 2019

schedule 10:45 - 11 Janar, 2019

Mediat amerikane raportojnë se Shtëpia e Bardhë mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për emigrantët, për të përdorur fondin e fatkeqësive natyrore për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën. Në këtë mënyrë nuk do të duhej miratimi i kongresit amerikan.

Shtëpia e Bardhë po hedh bazat për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që do i lejonte Presidentit amerikan Donald Trump të anashkalojë kongresin dhe të financojë murin me Meksikën, duke i dhënë fund “shutdaun”. Sipas Uashington Post, që citon burime anonime, administrata synon të marrë fondet e papërdorura të ushtrisë.

Sipas të përditshmes amerikane Shtëpia e Bardhë mendon të përdorë një ligj për fatkeqësitë natyrore të miratuar nga kongresi  një vit më parë, që përfshin 13.9 miliard dollarë ende të pashpenzuara. Opozita amerikane mendon se do të përdoren në këtë mënyrë fondet që janë të destinuara për Puerto Riko, Texas dhe shteteve të tjera të goditura nga uraganët.

Edhe NBC Njus raporton lajme të ngjashme sipas të cilave administrate e Tramp projekton të ndërtojë një mur 500 kilometra të gjatë duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe duke përdorur 13.9 miliard dollarët e fondeve të ushtrisë që përdoren në rastet e fatkeqësive natyrore. NBC shton se Tramp është informuar për lajmin teksa udhëtonte në kufi me Meksikën, por zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders e cilësoi lajmin si “fake news”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!