Xavi Hernandez rikthehet te Barcelona si trajner.
Klubet kanë arritur marrëveshen mes tyre dhe tashmë ka dalë edhe deklarata zyrtare e Al Sadd.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Twitter Al Sadd, ku tregon se dakortësia mes palëve është arritur pasi Barcelona ka paguar klauzolën e largimit të trajnerit Xavi, i cili kishte kontratë dhe për 2 vite të tjera.
“Drejtuesit e Al Sadd ka rënë dakord për kalimin e Xavi në Barcelonë pas pagesës së klauzolës së lirimit të përcaktuar në kontratë. Kemi rënë dakord për bashkëpunim me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë sukses”, shprehet Turki Al-Ali për faqen zyrtare të Al Sadd. /f.a/abcnews.al
Turki Al-Ali: The #AlSadd administration has agreed on Xavi’s move to Barcelona after the payment of the release clause stipulated in the contract. We’ve agreed on cooperation with Barcelona in the future. Xavi is an important part of Al-Sadd’s history and we wish him success. pic.twitter.com/3FvCOdYl5X
— ? #77 Al Sadd SC | نادي السد (@AlsaddSC) November 5, 2021