Përurohet Tess- Tirana, shkolla që krijon profesionistë estetikë

schedule12:43 - 18 Nëntor, 2017

schedule 12:43 - 18 Nëntor, 2017

Është inauguruar TESS, TIRANA ESTHETICS AND STYLE SCHOOL, shkolla e parë e vërtetë e cila krijon profesionistë me njohuri të plota në programet e estetikës dhe make up.

Gjithcka nisi nga frymëzimi I Maltina Brahos për ta bërë estetikën dhe të bukurën pjesë të jetës së përditshme, kudo.

 

Tina siç e thërrasin të gjithë nuk e la një ëndërr në sirtar dëshirën për të hapur një shkollën e parë, të vërtetë e cila krijon profesionistë me njohuri të plota në programet e estetikës dhe make up.  Për këtë janë dëshmitarë miqtë dhe bashkëpunëtoët e saj

 

Dhe dashuria për të bukurën dhe estetikën u bë realitet. Kjo është TESS Tirana Esthetics and Style School.

Me bashkëpunimin e kompanive të njohura në botë Make up forever dhe comfort zone,  si dhe me një staf të specializuar në make up, estetikë, dermatologji, psikologji, ligj, menaxhimk, marketing, art, fotografi dhe sociologji, TESS do t’i aftësojë studentët me njohuritë e duhura për tu bërë profesionistë të suksesshëm.

Dy personalitete të kompanive të njohura në botë, Davide Manzoni nga comfort zone dhe Gabriele Brunelli nga make up forever treguan se

Kërkesat kanë filluar.  Ata që zgjedhin profiling Make up, do të ndjekin një program një vjecar. Lëndët janë të ndara në 4 grupe të cilat të integruara me njëra tjetrën plotësojnë studentët me njohuritë e nevojshme për profesionin make up artist dhe njëkohësisht I aftësojnë ata për të menaxhuar një biznes që lidhet me këtë profesion.

 

Ndërsa profili estetikë është një program dy vjeçar, ku synohet të krijohen profesionistë në këtë fushë. Roli kryesor i estetistes është të kujdeset për lëkurën dhe kjo mund të arrihet duke pasur një profil të plotësuar në 360 gradë sa i përket të gjitha njohurive teorike, informacionit që merret nga studimet shkencore e gjithashtu demonstrimeve dhe praktikave në të gjitah disiplinat e fushës.

Dy kompanitë e njohura në botë Comfort zone dhe make up forever janë të gatshme për të krijuar hapësira pune në bizneset bashkëpunëtore në Itali për studentët që përfundojnë studimet në TESS.

Procesi mësimor për modulin e parë ka nisur në dy nëntor. Ndërsa kjo festë I dedikohet ditës zyrtare të inaugurimit të TESS ku morën pjesë shumë personazhe të njohur të jetës publike./abcnews.al

https://youtu.be/mdywLP4_AxI