Mosdekretimi i Genti Cakajt si ministër i Punëve të Jashtme ka vijuar me reagimet e kreut të shtetit dhe kreut të qeverisë në rrjetet sociale. Në postimin tjetër në Twitter, Kryeministri Rama sulmoi sërish presidencës duke thënë se me atë vendim po shkel Kushtetutën dhe po godet qeverinë.
“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu”, shkruan Rama.
Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës?Pupupu
— Edi Rama (@ediramaal) January 10, 2019
Gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta vendosi mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Punëve të Jashtme. Kreu i shtetit e argumentonte këtë vendim me faktin se Cakaj nuk ka përvojën e duhur politike dhe diplomatike./abcnews.al