Sesioni i ri parlamentar/ PD: Nuk ka kuptim të kthehemi në Parlament

schedule15:15 - 10 Janar, 2019

schedule 15:15 - 10 Janar, 2019

Partia Demokratike nuk ka ende një vendim të zyrtarizuar për pozicionin e grupit kuvendor demokrat kundrejt institucionit të Parlamentit. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka  thotë se rrezimi i vetingut në politikë nga ana e mazhorancës e bën të pakutpimte rikthimin e demokratëve në Kuvend.

74 vota parlamenti përmes të cilave mazhoranca rrëzoi propozimin e opozitës për vettingun në politikë, ka lënë një pyetje pa përgjigje, a do t’i rikthehen demokratët parlamentit në datë 21 apo do të vijojë bojkoti?

Nisja e sesionit të ri parlamentar duket se do i gjejë deputetët demokratë jashtë Parlamentit.

Edi Paloka: “ Do të merret një vendim i gjithë opozitës, por mendoj se pak a shumë vendimi është përvijuar. Nuk mund të kthehemi në një Parlament që mban brenda hajdutë, kriminelë, duke filluar nga Kryeministri”.

Bojkot apo kusht i ri për pjesmarrje në Kuvend, zyrtarisht vetëm pasi të konsultohen edhe me aleatët, thekson nënkryetari demokrat Edi Paloka.

Edi Paloka: “Këtë vendim do ta marri pastja, mendoj tryeza e opozitës për qëndrimin konkret dhe se cili do jetë reagimi ndaj Parlamentit”.

E nëse reforma zgjedhore mund të ishte një i tillë, për demokratët ndryshimet në Kod janë vetëm anësore sa kohë është Edi Rama në pushtet.

Edi Paloka: “I vetmi person që sot që sot nuk lejon zgjedhje të lira në Shqipëri. Pregatituni për zgjedhje dhe shpresoj që zgjedhjet të bëhen bashkarisht, jo vetëm ato lokale por edhe ato Parlamentare, mbas largimit të Ramës”.

Prej shtatorit demokratët kushtëzuan pjesmarrjen në Kuvend me draftin për ndryshimet kushtetuese që do të shtrinte vettingun edhe tek politika. Me rrëzimin e këtij propozimi kauzë të demokratëve, topi është në fushën e opozitës./abcnews.al/