Në zonat e thella të Peshkopisë bora ka arritur një metër

schedule09:32 - 10 Janar, 2019

schedule 09:32 - 10 Janar, 2019

Vazhdojnë me intensitet reshjet e borës në Dibër. Brenda në qytet trashësia e saj është 50 cm, kurse në zonat rurale ka arritur më shumë se një metër. Në të gjitha shkollat mësimi është pezulluar, kurse rrugët kryesore janë të kalueshme me zinxhirë. Probleme ka në Qafën e Ulzës, e cila edhe gjatë ditës së djeshme u bllokua për disa orë, por edhe pse u arrit hapja e saj, sërish është bllokuar. Siç raporton gazetari ynë Neki Feta të gjitha fshatrat janë të izoluara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!