Qindra njerëz bllokuan rrugët e kryeqytetit ukrainas Kiev, të mërkurën duke protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit dhe vaksinimit të detyrueshëm- masa të marra nga qeveria për të frenuar përhapjen e pandemisë.
Ukraina ka regjistruar një numër rekord të rasteve të reja dhe vdekjeve për shkak të koronavirusit gjatë javëve të fundit. Vendi ka regjistruar 3 milionë raste dhe 69,447 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Vaksinat janë bërë të detyrueshme për disa nëpunës civilë dhe në të ashtuquajturat zona të kuqe, që përfshijnë Kievin. Gjithashtu vetëm ata që janë vaksinuar ose që kanë një test negativ për COVID mund të hyjnë në restorante, palestra dhe transportin publik.
Ndërkohë dje parlamenti miratoi një ligj për përdorimin dhe prodhimin e certifikatave të falsifikuara të vaksinimit kundër COVID-19, duke vendosur një gjobë prej rreth 6,460 dollarësh ose deri në 3 vite burg.
/abcnews.al