“Programi i vaksinimit s’po ecën mirë,” Duterte zotohet të ndëshkojë zyrtarët e qeverisë vendore

schedule09:51 - 3 Nëntor, 2021

schedule 09:51 - 3 Nëntor, 2021

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është shprehur të mërkurën se zyrtarët e qeverisjes vendore do të ndëshkohen për mosarritje e objektivave për vaksinat anti-covid. Filipinet deri më tani kanë imunizuar plotësisht pak më shumë se një të tretën e 77 milionë banorëve që kualifikohen për t’u vaksinuar.

Duterte tha se nuk kishte asnjë arsye pse vaksinimet ditore nuk mund të rriteshin në të paktën një milion nga një mesatare prej 500,000 pasi vendi ka rezerva të mjaftueshme vaksinash.

“Ne pamë defekte në tablonë e përgjithshme të programit tonë të vaksinimit. Nuk jam i kënaqur”, tha Duterte në një fjalim të regjistruar.

Sipas raportimeve, Duterte është shprehur se zyrtarët lokalë “të cilët nuk po kryejnë apo përdorin dozat që u janë dhënë në mënyrën më të shpejtë” do të sanksionohen dhe do të bëhen përgjegjës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!