Airbus, një nga kompanitë më të mëdha të aviacionit në botë, prezantoi versionin e ri të taksisë fluturuese CityAirbus. Automjeti, i cili ka kapacitetin për të transportuar 4 pasagjerë me fluturim autonom, mund të arrijë një distancë prej 80 kilometrash dhe një shpejtësi prej 120 kilometrash.
Fluturimi i parë i modelit CityAirbus NextGen është planifikuar të kryhet në vitin 2023. Sipas kompanisë, modelet Vahana dhe CityAirbus kanë kryer gjithsej 242 teste dhe kanë fluturuar rreth 1000 km. Bruno Even, CEO i Airbus Helicopters, tha se synon të krijojë një treg të ri në të cilin transporti ajror urban të integrohet në qytete.
“Airbus beson se sfidat kryesore janë me teknologjinë e automjeteve, modelet e biznesit, integrimin urban, pranimin e komunitetit dhe menaxhimin e automatizuar të trafikut ajror. Ne bashkojmë të gjitha talentet dhe ekspertizën për të ofruar një shërbim të sigurt, të qëndrueshëm dhe plotësisht të integruar për komunitetin.”, tha ai.
/abcnews.al